Google ADS

Arrestimi i Fahri Fazliut nga Specialja/Klinaku: Krimin që po e bën ZPS, do t’i kthehet bumerang vetë asaj

10:57 | 17 Prill 2024
E.G

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku ka reaguar pas arrestimit të Fahri Fazliut të ri nga Gjykata Speciale.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Gjykata Speciale po vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar persona që në kohëne  luftës ishin fëmijë, shkruan Arbresh.info.

“Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë. Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjëve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar.”, thuhet në njoftim.

Sipas tij, ky “krim” që po e bën ZPS do t’i kthehet si bumerang vetë asaj.

“Krimin që po e bën ZPS, herëdokur do t’i kthehet bumerang vet asaj, dhe le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se nuk mund të na nënshtrojnë as ata, ashtu siç nuk na ka nënshtruar as pushtuesi.”, tha ai,

“Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh.”, përfundoi ai.

Ndryshe, lajmin për arrestimin e Fahri Fazliut e ka konfirmuar edhe anëtari i familjes së Fazliut, Fadil Fazliu i cili tha se ai është arrestuar pasi e ka lënë djalin në çerdhe.

Ai tha se ka komunikuar me avokatinë tij se dhe janë në qendër të EULEX-it.

“Po është arrestue sot në mëngjes rreth orës 8 pasi ka lën djalin në qerdhe kur është tentue me hap makinën ata e kan arrestue është duke intervistue në bazën e Eulexit në Fushë Kosovë, komunikova me Avokatin më tha së jemi në qendër e Eulexit.

Kujtojmë së më 12 shtator të vitit të kaluar, Specialja bastisi banesën e familjarëve të heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu.

LEXO EDHE: 

Familjarët e Fahri Fazliut japin detaje për arrestimin e tij nga Gjykata Speciale

Ndërkaq, Zyra e Prokurorisë Speciale nuk ka komentuar arrestimin e Fahri Fazliut të ri.

Kështu tha në një përgjigje për Arbresh.info Christopher Bennet, zëdhënës i dhomave të Specializuara të Prokurorisë./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Specialja nuk e komenton arrestimin e Fahri Fazliut

Të ngjashme