Google ADS

Arrestimi i dy të dyshuarve për drogë, Sveçla: Nuk do të ndalemi në hetimin e aktiviteteve të tilla kriminale

16:01 | 22 Gusht 2024
E.K

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, në dy raste të ndara, për substanca narkotike.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për operacionet e suksesshme.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë për operacionet e suksesshme që rezultuan me sekuestrimin e substancave narkotike heroinë mbi 6 kilogramë dhe kokainë rreth 39 gramë, në vlerë mbi 150.000 euro, si dhe me arrestimin e dy personave,” shkruan Sveçla

Sveçla me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë operacion të suksesshëm është mbrojtur edhe jeta e të rinjve, teksa thotë se këto aktivitete nuk do ndalen.

“Përveç suksesit në goditjen e këtij aktiviteti kriminal është mbrojtur edhe jeta e të rinjve tanë që ishin potencial i përdorimit të tyre. Nuk do të ndalemi në hetimin dhe goditjen e aktiviteteve të tilla kriminale që helmojnë rininë tonë si dhe cënojnë jetën dhe sigurinë e tyre,” ka shkruar Sveçla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme