Arrestimi i Donika Kadaj-Bujupi, i papranueshëm

13:06 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të deputetës së saj Donika Kadaj-Bujupi.

VV e ka konsideruar të papranueshëm arrestimin e saj, përmes një komunikate për media, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë reagimin e saj:

Policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj në kufi me Maqedoninë. Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm. Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën.

Përndjekja e deputetëve e aktivistëve të ndalojë menjëherë. Marrëveshja për demarkacionin nuk duhet të vijë në Kuvend.

Demarkacioni nuk kalon./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme