Sot në Podujevë do të mblidhet Kuvendi komunal.
Në këtë seancë që fillon nga ora 10:00 do të diskutohet për arrestimin nga policia serbe të anëtarit të kuvendit komunal të kësaj komune, Blerim Macastena.
“Ju njoftojmë se më 06.01.2021 (e mërkurë), në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit në ish-ndërtesën e Komunës, mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Podujevës, lidhur me arrestimin nga policia serbe të anëtarit të Kuvendit të Komunës, Blerim Maçastena”, thuhet në njoftim.
Dy qytetarë nga Podujeva janë arrestuar nga Policia serbe, të cilët dyshohet se kanë dalë në territorin e Serbisë më 13 dhjetor të vitit të kaluar.
Njëri më pas është liruar, ndërkohë që Maqastena vazhdon të jetë në paraburgim.
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...