Arrestimi i banores së “It’s my home”, Policia jep detaje

08:40 | 18 Shtator 2022
A. B.

Banorja e “It’s my home”, Teuta Llumnica, është arrestuar nën dyshimet për sulm ndaj pjesëmmarësve të tjerë të kësaj shtëpie. Por, gjatë transportit e njëjta ka sulmuar edhe një zyrtar policor, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.

Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa banorja me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Prishtinë 17.09.2022 – 00:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në një emision televizivë ka sulmuar pjesëmarrësit tjerë të emisionit. E dyshuara gjatë transportit ka sulmuar edhe një zyrtar policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kujtojmë se për shkak të skenave të dhunës, KPM ka vendosur që t’ia ndërprerje transmetimin televiziv këtij programi. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme