Google ADS

Arrestimi i 31 personave në aksionin “Subvencioni 2021”, reagon ministri Peci

22:31 | 3 Dhjetor 2021
L G

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas  aksionit “Subvencioni 2021” që u zhvillua  sot në 8 komuna dhe rezultoi me 31 të arrestuar, 12 zyrtarë dhe 19 qytetarë.

Peci e ka përshëndetur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për rastin “Subvencioni 2021”, shkruan arbresh.info.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Kosovës duhet të destinohen vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm te fermerët meritorë.

“Këto arrestime janë në vazhdën e arrestimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershorit të këtij viti. Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për t’u dhënë epilog të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve të parasë publike në institucionet e Republikës së Kosovës nuk ka alternativë, është imperativ i kohës”, ka thënë Peci./arbresh.info/

Të ngjashme