Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka folur rreth arrestimit të 12 zyrtarëve të këtij institucioni. Ai, në konferencën e sotme për media, bëri të ditur se rastin e ka iniciuar vetë ATK-ja në vitin 2020, në Prokurori.
Murtezaj tha se rasti kishte të bënte me disa fatura fiktive të qarkulluar nga tri biznese dhe kanë arritur ta parandalojnë dëmtimin e buxhetit për 2. 7 milionë euro.
“Fjala është për një rast që ka filluar që nga viti 2020 ku pas paraqitjes së kërkesës për rimbursim nga ana e tatimi paguesit dyshimet e zyrtarit të ATK-së ishin se kreditimi i TVZH-së krijuar nga disa faktuar të tri bizneseve ishin fiktive”, ka thënë Murezaj.
Sipas tij, zyrtarët hetues të ATK-së rastin e kanë ngritur edhe të organet e drejtësisë dhe ai është ngritur si rast i dyshimtë për hetim nga ATK-ja. Rasti thotë ai, është iniciuar me datën 03.07.2020 në Prokurorinë Themelore në Prishtine.
“Si rezultat i veprimit me kohë dhe vigjilencë i zyrtarëve të ATK-së është arritur që të parandalohet dëmtimi i buxhetit të shtetit, për rreth 2.7 milionë euro”, tha ai.
Murtezaj, theksoi se menaxhmenti i këtij institucioni bën përpjekje që të ketë llogaridhënie sa i përket stafit, me qëllim të zbatimit të drejt të ligjit për të gjithë tatimpaguesit në mënyrë që mos dëmtohet, integritetin institucional dhe buxheti i shtetit.
Ndryshe prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, kanë arrestuar 13 persona – 12 zyrtarë të ATK-së dhe 1 pronar të disa bizneseve në Prizren. Këta zyrtarë dyshohen se kanë pranuar si të rregullta 23 fatura fiktive për pronarin e tri bizneseve në Prizren në vlerën prej 18 milionë eurove./rtk
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...