Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arrestimit dhe suspendimit të oficerit korrektues.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka mirëpritur vendimi e Shërbimit Korrektues i Kosovës për suspendimin e zyrtarit korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, i cili u arrestua nën dyshimin për marrje ryshfeti, shkruan arbresh.info.
Ajo, duke rishpërndarë njoftimin e SHKK-së, ka paralajmëruar se zyrtarët që e keqpërdorin detyrën e tyre do të largohen nga vendet e punës.
“Zyrtarët që keqpërdorin detyrën e tyre do të suspendohen dhe largohen nga vendi i punës. Në këtë rast ftoj qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për raportimin e keqpërdorimeve të mundshme në institucionet korrektuese por jo vetëm. Sikurse do të angazhohemi për kthimin e dinjitetit të oficerit korrektues por edhe stafit të institucioneve korrektuese, po ashtu nuk do të tolerojmë shkeljet e tilla”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...