Profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se sot ishte ditë e rëndë për Kosovën, pas arrestimeve nga Gjykata Speciale, të disa prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan GazetaBlic.
Krasniqi thotë se nuk po e kupton pse njerëzit nuk po e kuptojnë që Kosova është nën mbikqyrje ndërkombëtare dhe nuk është shtet sovran.
Tutje, ai shton se rezulati: tejzgjatja e krizës, destabilizimi, konfrontimi me ndërkombëtarët.
Shkrimi i plotë nga Krasniqi:
Ditë shumë e rëndë ishte sot në Kosovë. Bastisjet dhe arrestimet e drejtuesve të OVL të UÇK ishin brutale. Nuk arrij ta kuptoj pasionin e prezencës ndërkombëtare, për të na poshtëruar, që po zgjatë tash 20 vjet. Por nuk arrij ta kuptoj as pse njerëzit tanë nuk po e kuptojnë që jemi nën mbikëqyrje ndërkombëtare e nuk jemi shtet sovran. Po ta kuptonin, do të ishin më të kujdesshëm në veprime. Rezulati: tejzgjatja e krizës, destabilizimi, konfrontimi me ndërkombëtarët. Bash ashtu si dëshiron Serbia. Në Memorandumin 2, planifikohet destabilizimi permanent i Kosovës (krahas BeH dhe Kroacisë.) Fatkeqësisht, po u realizohet plani. Ndërkombëtarët po u ndihmojnë, ne po u hyjmë në skemë. Trishtim.
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...