Google ADS

Arrestimet nga Specialja, Klinaku: Vazhdon gjahu ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë

10:42 | 5 Dhjetor 2024
K.B

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale.

Klinaku ka thënë se Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë.

“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, shkroi Klinaku në Facebook./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Specialja arreston edhe ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakajn

Vazhdon aksioni i Speciales, arrestohet edhe Fadil Fazliu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme