Arrestimet në MINT, Osmani: Të pritet epilogu i rastit

13:55 | 18 Gusht 2023
A Z

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka folur rreth arrestimeve që janë berë sot në MINT dhe biznesmenit Ridvan Muharremi.

Osmani nga Klina ka thënë se bazuar në informatat që kanë, duhet pritur epilogun e këtij rasti dhe nuk duhet paragjykuar.

“Komenti im është që për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe ligjzbatuese ne duhet ta presim epilogun dhe deri në këtë moment bazuar në informatat që kemi është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti”, deklaroi Osmani./eo

 

Të ngjashme