Arrestimet në MINT, Hajdari: Nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje

18:53 | 18 Gusht 2023
K.B

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për shtyp, ka deklaruar se nuk e ka ndërmend dorëheqjen.

Hajdari, mes tjerash theksoi gjithashtu se nuk sheh dyshime te zyrtarët që janë arrestuar.

“Sa i përket dorëheqjes, unë nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë dhe siguri të plotë. Nuk shoh asnjë arsye thjesht dyshim te zyrtarët të cilët janë ndalur sot”, u shpreh Hajdari.

Në lidhje me atë se sa ndjehet përgjegjëse për situatën e krijuar, Hajdari dha një mendim krejt ndryshe.

“Unë ndihem shumë krenare që popullatën tonë, qytetarët tonë i kam siguruar mbijetesë në kohë krize në luftën në Ukrainë. Kur ishin të mbyllur të gjitha mundësitë, për të marrë rezervë shtetërore nga shtetet e tjera fqinje apo ma larg, pasi të gjitha shtetet siguroheshin në veti për të ndalur rezervat eksportin e mallrave bazike”./kk

lexo edhe:

Hajdari mohon akuzat ndaj zyrtarëve të MINT, akuzon Policinë se u paraqit pa certifikatë të sigurisë sekrete

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme