Debat i ashpër është zhvilluar mes profesorit të kriminalistikës, Fatmir Çollakaj dhe avokatit Arianit Koci, që kishte të bënte me arrestimin e tre të dyshuarve lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.
Çollakaj u shpreh se po ndihej i disponuar për faktin se, sipas tij, tashmë po duken rezultatet konkrete.
“Unë personalisht jam i disponuar tani, për faktin se veç rezultatet konkrete në këtë fazë, janë të dukshme. Ashtu siç e kam paralajmëruar para tri ditësh, ka pasur kritika të ashpra nga shumë njerëz, edhe nga ata që kanë qenë në studio këtu, pseudo-analistë që kanë guximin me shabllonizime të panevojshme të dalin para publikut e të krijojnë konfuzitet. Por ja që në këtë rast, kokëfortësia ime po del e saktë, i përgëzoj hetuesit, i përgëzoj Hetuesinë, Prokurorinë, për këto rezultate të tanishme dhe besoj që shumë shpejt ky rast do të marrë epilogun e vet, në kuptimin e procedurave penale”, tha Çollakaj në ATV.
I menjëhershëm ishte reagimi i avokatit Koci, i cili i tha profesorit Çollakaj se po i gjykon tre personat e dyshuar rreth këtij rasti ende pa dal një version zyrtar nga institucionet kompetente.
“Së pari mua më vjen keq që profesori i gjykoi këta tre persona, duhet ta dijë që këta të tre i mbron prezumimi i pafajësisë”, u shpreh Koci.
Kjo bëri që Çollakaj t’i drejtohet atij me termin “pseudo-analist” dhe e akuzoi se “po i dhemb e vërteta”.
“Nuk i gjykova, ju lutem z. avokat mos i shtrembëroni faktet. Unë thash është e suksesshme për hetuesit, gjykimin e bën Gjykata. Çka ka avokat, a s’po mund me duru të vërtetën a çka është puna? E vërteta është se kanë arrestuar njerëz. Koleg të tjerë, jo ti, kolegë të tjerë thoshin se Policia s’ka fare infomacione. Çka po iu dhem e vërteta? Kush tha i gjykova?”, tha ai gjatë debatit që po e zhvillonte me avokatin Koci.
Debati mes tyre vazhdoi edhe për disa minuta.
Koci: “Nuk po na dhemb e vërteta, por këta i mbronë prezumimi i pafajsisë.”
Çollakaj: “Jo bre se s’duroj kësi pseudo-analista.”
Koci: “Kush është pesudo-analist?”
Çollakaj: “Këta tjerët si ti qeshtu.”
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...