Policia në Prizren i ka marrë seriozisht ankesat se po shantazhohen vajzat e reja. Madje, këtë vit, disa persona janë arrestuar pse po kryen vepra të tilla penale. Një OJQ ka publikuar të dhëna se më shumë se 70 për qind e prizrenasve ngacmohen në hapësirat publike, raporton T&.
Policia dhe Prokuroria janë mobilizuar për të krijuar siguri për gratë dhe vajzat prizrenase
18 vjeçarja nga Prizreni, Velarda Guzhda, thotë se disa bashkëmoshataret e saj po shantazhohen.
Madje, ajo thotë se edhe po kërcënohen edhe me vrasje nëse nuk u plotësohen kërkesat e grupeve kriminale.
Edhe Agnesa Kulolli thotë se ngacmimet e të rinjve në Prizren janë të dukshme.
Para disa ditësh, në këtë qytet, në rrugën e “Marashit” ishte tentuar të dhunohej një grua.
Për këtë arsye është mbajtur edhe protestë. Një organizatë joqeveritare e Prizrenit ka nxjerrë se 70 për qind e grave nuk janë të sigurta në hapësira pulike ndërsa 76 për qind prej tyre janë ngacmuar.
Policia në Prizren ka konfimruar se këtë vit janë bërë disa arrestime të personave të dyshuar për shantazhe.
Zëdhënësi i Policisë ka thënë se shantazhet janë bërë kryesisht ndaj vajzave të reja.
Është raportuar se disa raste të vdekjeve në Prizren mund të lidhen me shantazhet që u janë bërë.
Kryeprokurori, Admir Shala, përmes një bisede në telefon, ka thënë se janë në fazën finale të hetimeve lidhur me dy vdekje të dyshimta që kanë ndodhur para disa kohësh në këtë qytet.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?