Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.R për shkak të veprave penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 422/1 të Kodit Penal Republikës së Kosovës dhe Fotografim dhe incizimet tjera të autorizuara nga neni 205 të Kodit Penal Republikës së Kosovës, raporton Arbresh.info.
Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 04.02.2019 deri me datë 04.03.2019.
Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri I.R gjatë periudhës 2017-2018 në cilësinë e personit zyrtar – avokat, si mbrojtës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.
“Gjykata ka konstatuar se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda kundër të pandehurit I.R nuk është e bazuar, sepse konform nenit 173 par.2 me rastin e vendosjes se cila nga masat do të zbatohet për të siguruar praninë e të pandehurit, gjykata detyrohet t’i merr parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete, dhe të siguroj që mos të zbatoj masën më të rëndë kur mjafton masa më e butë. Andaj gjykata konsideron se prania e të pandehurit në procedurë mund të sigurohet edhe me masën e arrestit shtëpia” bën të ditur zyra për informin nga kjo gjykatë.
Po ashtu gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 183 par.1 nënpar.1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.2. të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit I.R pasi që ka arsye për të besuar dhe ekzistojnë rrethana të posaçme që ai do të pengojë rrjedhjen e procedurës penale.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./ Arbresh.info
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...