Google ADS

Arrest shtëpiak ndaj doganierëve e një polici të dyshuar për korrupsion

19:21 | 19 Nëntor 2023
E.G

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka njoftuar se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.M, A.S, A.C dhe M.J, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe të pandehurve T.D, N.M, M.S, G.Z, A.A për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Marrje ryshfetit në bashkëkryerje”.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.M, A.S, A.C, M.J, T.D, N.M, M.S, G.Z, A.A dhe të njëjtëve ju caktoi masën e arrestit shtëpiak për secilin.

Të pandehurve ju është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, ndërsa në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit për nëntë të pandehurit.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, bën të ditur gjykata./Arbresh.info/

Të ngjashme