Arresohet një person në Veternik të Prishtinës, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në një shtëpi.
Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar disa fishekë, disa shok bomba, dokumente, kartela bankare e shumë gjësende të tjera.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Veternik,Prishtinë / 21.12.2023 – 16:40. Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa fishekë, disa shok bomba, dokumente, kartela bankare, monedha, thikë, brisk dhe disa shishe të alkoolit. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...