Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas arratisjes së ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramdani nga arresti shtëpiak në Maqedoni të Veriut.
Klinaku përmes një postimi në Facebook, shkruan se arratisja e Ramadanit është bërë për shkak se Maqedonia e Veriut planifikonte ekstradimin e tij në Serbi, raporton Arbresh.info.
Pasi nga arresti shtëpiak vendosën që ta kthenin në paraburgim me qëllim ekstradimi në Serbi, Blerim Ramadani u arratis dhe bëri shumë mirë. Shteti artificial i Maqedonisë paska lëshuar fletarrest ndaj tij, sepse do që të zbatojë urdhërat e Vuçiqit. Ky pushtet i ardhur në Maqedoni, e që fatkeqësisht në emër të ndryshimit u ndihmua nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së. Por, le ta kuptojnë se nëse vazhdohet kjo politikë e përndjekjes së shqiptarëve, për çdo eskalim të situatës do të jenë përgjegjës”, shkruan Klinaku.
Ndryshe, më 9 gusht të këtij viti Ministria e Jashtme e Kosovës përmes një komunikate për media bëri të ditur se Maqedonia e Veriut nuk do ta ekstradojë Ramadanin, por ai do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit tonë, z. Blerim Ramadani. Rikujtojmë se më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar shtetasi ynë, z. Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL. Z. Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet nga MPJD.
Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani i arrestuar në Maqedoni të Veriut me urdhërarrest të Serbisë, nuk do të ekstradohet në Serbi./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani arratiset nga arresti shtëpiak
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut