Arratisja e Enver Sekiraqës, Kurti: Dështim i sistemit gjyqësor, reforma tashmë është urgjencë

10:44 | 21 Maj 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se arratisja e Enver Sekiraqës është dështim i sistemit gjyqësor.

Në fillimin e mbledhjes së Qeverisë, kreu i ekzekutivit tha vrasësit e policëve të cilët janë në liri është kulmi i padrejtësisë, teksa theksoi se reforma në drejtësi tashmë është urgjencë, raporton Arbresh.info.

“Njëri prej personave më famëkeq nga bota e krimit, i cili javën e kaluar u dënua nga gjykata me 25 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës, policit të Kosovës është arratisur. Të gjithë ata që e kanë njohur Triumf Rizën e përshkruajnë si të shkathët në detyrë, profesionist të pashoq e shumë njerëzor. Triumfin e kam takuar edhe unë. Arratisja e personit përgjegjës është dështim i sistemit tonë gjyqësor që po vazhdon të arratiset vet nga drejtësia”, tha Kurti.

Lexo edhe;

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia: Nuk e gjetëm në shtëpi, kemi informuar të gjitha vendkalimet kufitare

“Qeveria angazhohet për çdo ditë për të përfshirë të gjithë qytetarët nga të gjitha komunitetet pa dallim në jetë institucionale, zhvillimin ekonomik e drejtësinë sociale. Vendosja e rendit dhe ligjit është kusht i domosdoshëm. Vrasësit e policëve në liri janë kulmi i padrejtësisë. Reforma në drejtësi që dikur ishte nevojë tash është urgjencë”, u shpreh Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme