Google ADS

Arratiset një i mitur nga Qendra Korrektuese në Lipjan

08:23 | 11 Janar 2024
E.G

Një i mitur është raportuar të jetë arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:10, shkruan Arbresh.info.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori për të mitur.

“Lipjan  10.01.2024 – 12:10. Nga Qendra Korrektues Lipjan raportohet se i dyshuar i mitur mashkull  kosovar,  ka ikur nga qendra. Ne lidhje me rastin është njoftua prokurori për të mitur.”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme