Arratiset një i ftuar nga Specialja, avokati i Remzi Shalës jep detaje

21:24 | 12 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Remzi Shala, i ftuar nga Gjykata Speciale nuk është në shtëpinë e tij.

Avokati Natal Bullakaj, thotë se para një jave është njoftuar se klienti i tij Remzi Shala, ishte kidnapuar nga persona të panjohur.

“Kuptuam se ai ishte marrë nga zyrtarët e EULEX-it, të veshur me rroba civile. Pastaj e kanë dërguan në një restorant ku i kanë dorëzuar ftesën për t’u paraqitur në cilësinë e të dyshuarit”.

Bullakaj në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se atë ditë ai ka komunikuar me klientin e tij, Remzi Shala, i cili i ka thënë se nuk është i gatshëm për t’u paraqitur para Gjykatës Speciale.

“Më ka thënë se askujt keq nuk i kam bërë dhe nuk kanë arsye pse të më marrin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Avokati i Remzi Shalës ka thënë se klienti i tij është njoftuar se nuk është i qasshëm.

“Jam njoftuar edhe nga nipi i tij, i cili e ka përcjellë vazhdimisht edhe në një proces tjetër, se Remzi Shala e ka mbyllur edhe telefonin dhe nuk gjendet në Kosovë. Familjarët kanë thënë se nuk dimë për vendndodhjen e tij”, tha avokati i Remzi Shalës, i ftuar nga Gjykata Speciale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme