Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar dy zyrtarë korrektues nga puna, pasi një i burgosur është arratisur nga reparti i Hematologjisë në QKUK.
Sipas një postimi në Facebook, i burgosuri u largua nga reparti sot rreth orës 06:30 . Ai ishte akuzuar për veprën penale “Fajde”.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njejti ishte i akuzuar për Vepren Penale Fajde. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, SHKK ka nisur hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur arratisja dhe do të vazhdojë të mbajë opinionin të informuar./Arbresh.info
Kurti ngritë shqetësimin tek presidentin e Këshillit Evropia...
“Mos ma përmend çikën”, përplasje e ashpër mes Xuxit e Gresë...
Kurti sonte takon mërgatën në Bruksel
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në L...
Policia shqiptoi 1 mijë e 510 gjoba brenda 24 orëve
112 vite diplomaci shqiptare, Hasani: Forcojmë pozicionin e ...