Google ADS

Arratiset një i burgosur nga burgu i Smrekonicës, suspendohen dy përgjegjës

11:37 | 6 Korrik 2024
E.K

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i dënuari F. H. është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur.

ShKK-ja ka thënë se për largimin e të dënuarit nga institucioni është përgatitur letërrreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

ShKK ka njoftuar se për ketë rast janë suspenduar dy oficerë.

“Herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji. Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letërrreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.
Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është suspenduar oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R dhe oficeri i krahut, N.A.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme