Google ADS

Armët dhe mjetet e blinduara të FSK-së

18:01 | 3 Mars 2018
Arbresh.info

Të importuara nga Turqia autoblindat e FSK-së janë mjete të sigurta për t’i transportuar ushtarët në raste të emergjencave.

Në emisionin e fundit “Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar pamje gjatë manovrave të FSK-së ku janë përdorur mjetet e blinduara.

Në reportazhin e transmetuar shihet toga e ushtarëve special duke u bërë gati e më pas edhe duke reaguar për të shpëtuar pengje.

Sipas zyrtarëve të FSK-së batalioni i reagimi të shpejtë është i pajisur me mjete të blinduara dhe armë zjarri të standardeve të NATO-s. Filmimet e transmetuara paraqesin një situatë pengmarrjeje ku FSK thirret për të liruar pengjet.Ushtarët e togës speciale udhëtojnë me autoblinda deri në vendin e ngjarjes nga ku në formacione lufte ndërhyjnë për të spastruar zonën.

Në filmime shihet edhe përdorimi i armëve të zjarrit dhe maskave të gazit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme