Armeni, me pasaportë sllovene false në Aeroportin e Prishtinës

10:54 | 28 Gusht 2017
Arbresh.info

Është arrestuar një shtetas armen në Aeroportin e Prishtinës, pasi që i njëjti në shkuarje, në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën Sllovene që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Dokumenti i dyshuar është konfiskuar ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme