Në katër komuna veriore në Kosovë është kufizuar lëvizja e qytetarëve me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe të kontrollit të infeksionit me COVID-19.
E kjo në vend ka ngjallur reagime të ndryshme duke deklaruar se kufizimi është marrë me vendim të Serbisë, shkruan arbresh.info.
Për këtë në Kuvendin e Kosovës sot ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ai ka thënë gjithashtu se në Kosovë nuk ka hyrë asnjë test për Covid 19 ilegalisht nga Serbia.
“Nuk ka teste të kontrabanduara dhe të pranuara në mënyrë ilegale nga Serbia, nuk ka komuna me shumicë serbe që vihen në karantinë me ligje të Serbisë por me vendime të ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Zemaj.
Ndryshe ka miratuar vendimin për ndërmarrjen e masave të reja, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe të kontrollit të infeksionit me COVID-19 në katër komunat veriore të Kosovës.
“Qeveria ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë që duke filluar nga data 8 korrik 2020, nga ora 21:00 deri në orën 05:00, të ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit”, thuhet në njoftimin e qeverisë./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...