Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me kryeministrin Hoti dhe ministrat e kabinetit qeveritar, janë takuar sot me kryetarët e komunave, ku kanë diskutuar rreth situatës me COVID-19
Zemaj ka thënë se sipas IKSHPK;së, 65 për qind e të infektuarve e kanë kaluar virusin, ndërkaq shkalla e vdekshmërisë në mesin e të infektuarve është 3.7 për qind, shkruan Arbresh.info.
“Sipas IKSHPK-së, 65% të infektuarve e kanë kaluar këtë sëmundje, derisa rreth 30 % të rasteve janë ende aktive, shkalla e vdekshmërisë në mesin e të infektuarve është 3.7%”, ka thënë Zemaj.
Zemaj ka thënë se janë rritur kapacitetet spitalore në Prishtinë dhe në komunat tjera.
“Kemi porositur 120 000 vaksina kundër gripit sezonal përmes UNICEF-it dhe po zhvillojmë procedura edhe për 380 000 të tjera. Kapacitetet në sektorin publik kemi rritur me rreth 300 ventilatorë, derisa sa kishim vetëm 82 sish. Në sektorin privat janë licencuar 86 Institucione Shëndetësore Private për kryerje të testeve serologjike dhe PCR”, ka deklaruart ministri i Shëndetësisë.
Zemaj ka shtuar se po priten donacione nga UNICEF dhe USAID.
“Sot pranojmë një donacion të radhës nga UNICEF-i me 7.4 tonelata furnizime mjekësore. Nga USAID do të pranojmë edhe 50 ventilatorë/respiratorë”, ka thënë Zemaj. “Kemi angazhuar 200 specialistë shëndetësorë të rekrutuar nga MSh dhe kemi hapur edhe konkursin për 1034 specializantë përfshirë dhe 48 nga Lugina e Preshevës dhe zona të tjera. Jemi në proces për t’i punësuar edhe 375 punonjës si staf mjekësor. Mbi 60 specialistë te tjerë do të rekrutohen në kuadër të një konkursi për angazhimin e specialistëve të papunë”.
/Arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe