Armend Zemaj paralajmëron masa të reja nga e hëna për parandalimin e Covid-19

18:10 | 29 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë gjithë ditës ka qëndruar në terren

Zemaj në një intervistë për Arbresh.info, ka thënë se të hënën do të shqyrtohen  masat e reja për Covid-19.

“Ditëve të fundit është vendosua pragu i stabilitetit  të infeksionit edhe pse me numër të lartë të rritur ashtu edhe siç e keni parë. Të hënën mbas ditë do të ulemi bashkarish me Instituti Kombëtarë të Shëndeti Publik dhe me bordin dhe do të shohim nëse eventualisht është e nevojshme që të ndërmerret  ndonjë masë që na garanton javën tjetër qe e ulë infeksion edh e ulë raste spitalorë”, ka thënë Zemaj për Arbresh.info.

I pyetur se a mund të ketë mbyllje totale ai ka thënë se do të veprohet ashtu si thonë profesionistët shëndetësorë, duke mos e përjashtuar kështu një gjë të tillë.

“Të gjitha rekomandimet që vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje, do ta shohim edhe ditën për kufizimet që duhet të ndërmarrim. Mbyllja është opsioni i fundit”, tha Zemaj.

Kjo është intervista e plotë:  

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme