Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka ironizuar me deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri i cili ka bërë gabime elementare drejtshkrimore në Formularin për Broshurën Parlamentare.
Muja përmes një postimi në Facebook Muja ka thënë se të enjten Kuvendi do të mblidhet me iniciativën e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri për të diskutuar për problemet në arsim.
Teksa e ka bërë këtë njoftim, Muja ka shkruar qëllimisht me gabime drejtshkrimore duke ironizuar me Tahirin e PDK-së i cili kishte shkruar gabim emrin e qytetit Skënderaj (Skenderajë), poashtu te gjuha tjetër përveç amtares, ai e ka shkruar fjalën anglisht (Anglishtë).
“Këtë të enjte Kuvendi do të mblidhet ‘me inicitivenë e shefit të grupitë parlamentarë të PDK, Abelardë Tahiri përë të diskutuarë përë problemetë në arsimë’. Koncidentalisht PDK ka ftuar debat parlamentar për sfidat në arsim këtë javë”, ka shkruar Muja.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...