Vitin e kaluar, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj drejtuesve të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës.
Në mesin e të pandehurve për vepër penale ishte edhe Armend Muja, i cili akuzohet për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrjen e ryshfetit.
Mediat e tjera kanë raportuar përmes një serie të shkrimeve për keqpërdorimet e kësaj agjencie.
Në këto shkrime, mediat kishin arritur të dokumentojnë se si disa kolegjeve private, drejtuesit e AKA-së i jepnin akreditimin përkundër rekomandimeve negative të ekspertëve.
Madje, në një rast ishte falsifikuar edhe dokumenti gjatë përkthimit, ku në gjuhën angleze thuhej nuk rekomandohet, derisa në gjuhën shqipe ishte përkthyer rekomandohet.
Arbresh.info, në bazë të burimeve të saj, ka marrë informata që Armend Muja, nga profesori në UBT dhe nga i “dyshuari” për korrupsion është avancuar në pozitë në Kolegjin UBT në pozitën e Drejtorit.
Arbresh.info, ka kontaktuar me rektorin e këtij kolegji, Edmond Hajrizi, i cili tha se sipas informatave që ka, Armend Muja ka qenë në funksion në UBT edhe gjatë periudhës kur janë ngritur dyshimet.
“’Armend Muja, ka qenë në funksion ne UBT edhe gjatë periudhës kur janë ngritur dyshimet. Si do qoftë, ne si institucion nuk kemi ndonjë konfirmim.
Armend Muja, ka qenë në funksion në UBT edhe gjatë periudhës kur janë ngritur dyshimet”, është shprehur rektori i UBT-së.
“Ne si Institucion nuk kemi ndonjë konfirmim apo vendim nga institucionet e drejtësisë që vërteton dyshimet e ngritura. Ne jemi të udhëzuar që të ndjekim rrugën institucionale dhe parimin e perzumimit të pafajësisë deri sa të ketë konfirmim ndryshe nga organet e drejtësisë”, vazhdoi ai.
Ndërsa nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arbresh.info ka marrë përgjigje se lënda e Armend Mujas është ende në fazën e hetimeve.
“Lidhur me kërkesën tuaj që keni parashtruar ju njoftojmë se kjo lëndë është në procedurë në fazën e hetimeve”, ka thënë Mirlinda Gashi, zyrtare për Informim në Gjykatën Themelore të Prishtinës./arbresh.info.
Hidhet tritol në biznesin e personazhit të njohur të TikTok,...
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...