Armend Ibrahimi kalon nga LDK-ja te PDK-ja

20:15 | 30 Maj 2017
Trina Galanxhi

Ish-kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Armend Ibrahimi, sot i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Ibrahimi dikur ishte edhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.

Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, ka thënë se kalimi i tij në PDK është vendim inkurajues edhe për të rinjtë tjerë që besojnë te PDK-ja.

“Vendimi i Armend Ibrahimit për t’u bërë pjesë e Fillimit të Ri është inkurajues edhe për shumë të rinj që besojnë në lidershipin e guximshëm të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme