Policia e Kosovës në Ferizaj dhe Shtime ka ndaluar dy persona për armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit, në Shtime ka shoqëruar në polici një 51 vjeçar tek i cili kanë një pushkë të gjuetisë me pesë fishekë, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar armë e zjarrit, e cila ishte dhe me dokumentacion të skaduar.
Ndërkaq sot reth orës 03:40, në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit policët e stacionit të Ferizajt kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të personave dhe veturës, tek i dyshuari i moshës 44 vjeçar është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me 10 fishkë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë.
Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari A.S është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.
Ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit./Arbresh.info/
Spiropali: Kërkesa për interpelancë mbi fakte dhe jo shpifje
Kurti dhe Drejtori i Përgjithshëm i ADA-s biseduan për digji...
FFK dhe Agim Ademi me telegram ngushëllimi për ndarjen nga j...
Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të plota të zonës Scheng...
“Ylli babit ike në qiell”, postimi prekës i babait të Erjon ...
Rama: Teatri i Kukullave së shpejti hap dyert për të gjithë ...