Duke qenë se në Kosovë dukuria e blerjeve të gjërave online është në rritje, persona të shumtë publikojnë gjësende, në të cilat kryesisht tregojnë edhe çmimin e tyre. Por, dy qytetarë të Kosovës kanë vendosur t’i publikojnë armët dhe t’i nxjerrin në shitje, shkruan Expressi.
Publikimi i çfarëdo arme në internet, ose shitblerja e saj online, është rreptësishtë e ndaluar në Kosovë. Këtë e përcakton edhe Ligji për Armët i Republikës së Kosovës.
Përkundër kësaj, qytetarë nga Kosova, nuk hezitojnë t’i publikojnë armët e tyre në rrjetet sociale, madje edhe i nxjerrin në shitje.
Një qytetar nga Podujeva, ka vendosur ta publikojë dhe ta shesë armën për vetëm 10 euro.
Armën e tipit “Beretta”, revole kjo italiane 9mm, qytetari nga Podujeva D.B ka vendosur ta shesë, kështu duke e publikuar në një faqe për shitjen e gjësendeve të ndryshme në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Express.
Ai, madje ka publikuar edhe pamje të armës, të fotografuar nga të gjitha anët. Por, ajo që nuk mund të kuptohet saktë është se a është kjo revole vetëm lodër, apo është armë e vërtetë.
Ndërkaq, qytetari tjetër nga Prizreni, A.G, e nxori në shitje revolen e tipit Ekol Volga 9mm, me çmim100 euro. Madje, ai ka shkruar se mund të bëjë edhe ndërrim me ndonjë telefon.
“Shes ekol vogla 9mm ose bej ndrrim me naj telefoon per ma shum shënoni ne Messenger edhe shtoj pare”, ka shkruar A.G.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për Gazetën Express ka thënë se kjo çështje do të adresohet tek drejtoritë kompetente brenda policisë, për të vazhduar më pas me hetim për veprimin konkret.
“Policia e Kosovës mirëpret çdo informacion, qoftë nga qytetarët, qoftë nga mediat dhe të njëjtat, i adreson tek drejtoritë kompetente brenda policisë për të hetuar dhe ndërmarrë veprime konkrete bazuar në informacione”, ka thënë Kelani.
Ligji për Armët 05/L -022, qartazi potencon se ndalohet shitblerja e armëve, pjesëve të armës dhe municionit përmes internetit.
Neni 45 i këtij Ligji, thotë se armët, pjesët e armës dhe municioni mund t’u shiten vetëm personave juridikë dhe personave fizikë që posedojnë pëlqim për furnizim me armë të dhënë në pajtim me këtë ligj, shkruan Express.
“Shitja e armës ndërmjet personave fizik dhe juridik të cilët nuk janë të licencuar për tregti, bëhet me kontratë të vërtetuar tek noteri e cila përmban, por nuk kufizohet në llojin, markën, numrin serik dhe kalibrin e armës, të dhënat për prodhuesin, të dhënat që përfshihen në pëlqim dhe pëlqimin”, thotë ligji i Kosovës për Armët.
Pika 6 e këtij neni: “Ndalohet shitblerja e armëve, pjesëve të armës dhe municionit përmes internetit”.
Arma italiano-amerikane Beretta është armë gjysmë automatike, e cila është përdorur nga ushtria amerikane që nga viti 1985. Ndërkaq, Ekol Volga 9mm, gjithashtu është armë gjysmë automatike e prodhimit gjerman./GazetaExpress/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...