Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 06:00, policia e Kosovës në Skenderaj ka realizuar një urdhër kontroll të një shtëpie, ku ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një pistolete.
Siç njofton policia përmes një komunikate për media, urdhër kontrolli u realizua mbi bazën dyshimeve të arsyeshme për posedim të armës ku gjatë kontrollit në këtë lokacion është konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator, njëzetë e gjashtë gëzhoja të pistoletës, tri gëzhoja të armës së gjatë, nëntë qese folie marihuanë, dy qese marihuanë dhe kartëmonedha të ndryshme të cilat dyshohen që janë të falsifikuara, me vlere prej 1900 euro.
Po ashtu është arrestuar i dyshuari Q.G.,24 vjeçar, i cili dyshohet se ka pas në posedim armën dhe dëshmitë tjera, ku pas procedurave intervistuese i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit dërgohet në mbajtje.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë