Policia e Kosovës ka prezantuar një pjesë të armatimit të konfiskuar në Bansjkë të Zveçanit, i cili, sipas tyre, dëshmon që të njëjtat janë prodhuar në Serbi.
Me anë të një postimi në Facebook, Policia ka thënë se armatimi dhe municioni rezultojnë të jenë prodhme të viteve të fundit, shkruan Arbresh.info.
“Në foto janë shfaqur disa nga armatimi i konfiskuar e që dëshmon se të njëjtat janë të prodhuara në Serbi dhe disa prej tyre si armatimi po ashtu edhe municioni rezultojnë të jenë prodhime të viteve të fundit”, njofton Policia e Kosovës.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.
Ndryshe, një javë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra, heroi Afrim Bunjaku , ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Kolonel Gazmend Hoxha kanë mbjatur konferencë për media ku kanë shpalosur detaje të reja lidhur me gjetjen në vazhdimësi të armëve të ndryshme, organizimin, trajnimin dhe përgatitjen e grupit terrorist në malet e Serbisë, për të sulmuar territorin dhe Policinë e Kosovës.
Lexo edhe:
Policia publikon dëshmitë lidhur me sulmin terrorist në Banjskë
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...