Një grup i arkitektëve të rinj nga Kosova kanë krijuar konceptin e Pavijonit Kombëtar të Kosovës për t’u bërë pjesë e garës “Imagine your national pavilion” të organizuar nga Archstorming për çmimin People’s Choice Awards.
Tre arkitektët e rinj, Amir Zejnullahu, Denis Qerimi, Diellza Bucaliu dhe Labinot Mehmeti janë bërë së bashku për të krijuar këtë pavijon, duke u mundur të zgjedhin mënyrën më kreative për të paraqitur një pasqyrë të historisë shqiptare, duke përfshirë politikën, kulturën, traditën e gjuhën e popullit shqiptar.
“Për të kuptuar thelbin e historisë së Shqiptarëve duhet shumë kohë. Duke qenë të pushtuar që nga periudha e Ilirëve e shekuj të tërë me revolta e luftë për liri, tregojnë që shqiptarët asnjëherë nuk u dorëzuan të mbrojnë atë që është e tyre. Ideja ka qenë që të paraqitet një gjeometri urbane që e krijon një koncept të historisë për një lexues që nuk di për historinë tonë. Pozicionimi i shtëpive në mënyrë jo të rregullt të harmonizuara në mes vete që rrethohen nga një mur i cili ka vetëm një hyrje në oborr, tregon për miqësinë, mirëpritjen dhe dashurinë e shqiptarit për njeri-tjetrin, shtylla e pjerrët si simbol i qëndrueshmërisë dhe rezistencës për ta ruajtur traditën, hapjet e shumta (vrimat në mur), urat lidhëse si simbol i lidhjes mes Shqiptarëve ndër shekuj, dhe kullat e gjata që janë “mysafirët” qe kanë qenë me shekuj në këto troje dhe janë akoma”, kanë thënë arkitektët në një intervistë për portalin Ndërtimi.info.
Materialet e përzgjedhura për krijimin e këtij pavijoni janë bërë në raport me arkitekturën shqiptare pjesë e së cilës janë betoni, tulla dhe druri.
Kurse ideja për t’u bërë pjesë e kësaj gare kishte lindur nga vetë tema e konkursit që dizajni duhet të jetë një paraqitje didaktike, ku përmes projektit të shprehet më së miri ajo çka e përfaqëson vendin dhe synimi i tyre si pjesëmarrës është që të mësohet më shumë për shqiptarët.
Për të fituar me projektin, ata kanë nevojë për ndihmën tonë dhe mund t’i ndihmojmë duke votuar.
Këtu mund ta gjeni linkun e votimit të projektit të arkitektëve Kosovarë, me kodin ËEP0418061. Votimi do të qëndrojë i hapur deri më 15 gusht, ndërsa me 16 gusht do të bëhet përzgjedhja e fituesve:
https://www.archstorming.com/weppublic.html
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...