Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka njoftuar të premten për nisjen e procedurave ashtu që të zbatojë sanksione ekonomike për operatorët që nuk kanë ndërprerë përdorimin e kodeve të huaja telefonike.
Duke iu bërë thirrje operatorëve të telefonisë në Kosovë për të zbatuar në plotësi kodin telefonik të Kosovës +383 dhe të eliminojnë kodet tjera të huaja, bordi i ARKEP-it ka vendosur që nëse një gjë e tillë nuk ndodhë deri më 15 janar të vitit të ardhshëm atëherë kompanitë do të ndëshkohen me pagesë mujore prej 10,000 eurove në muaj.
Ndonëse më herët ky Rregullator kishte caktuar 31 tetorin e këtij viti si afatin e fundit për zbatimin e kodit telefonik shtetëror, kompanitë telefonike që operojnë në Kosovë, duhet se kanë pasur probleme me zbatimin në tërsi të këtij kodi.
Operatorët e telefonisë preferojnë shtyrjen e zbatimit të kodit +383
Aktualisht, në Kosovë ekzistojnë dy operatorë të telefonisë mobile të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare.
Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386) për të cilat Kosova duhet të paguajë kosto të lartë të shpenzimeve.
Të dhënat e Qeverisë së Kosovës kanë treguar se kostoja e përgjithshme e shkaktuar deri më tani nga mungesa e kodit telefonik ka arritur shifrën në mbi 200 milionë euro.
Kodi shtetëror telefonik i është ndarë Kosovës në dhjetor të vitit të 2016 nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU).
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...