Ariu që po mbyste kafshë shtëpiake në fshatrat rreth Prizrenit, dyshohet se është shfaqur serish.
Policia Rajonale e Prizrenit tregon se ariu është shfaqur që nga 5 shtatori dhe ka mbytur disa krerë dhi, në disa vende.
“Ariu është shfaqur sërish. Kemi dalë në vend të ngjarje policia dhe nga ministria. Ai ka mbytur 14 krerë dhi, në disa vende. Është shfaqur me datë 5 shtator”, ka konfirmuar Shaban Osmanollaj.
Ariu në Prizren muaj më parë kishte hapur debat të madh në vend, pasi ishte lëshuar një vendim nga Agjencioni i Pyjeve që urdhëronte vrasjen e tij. Pas shumë thirrjeve që ai të mos mbytej, Ministria e Bujqësisë dha urdhër që ariu të mos mbytej.
Kjo pasi për të ishin ankuar shumë fshatarë në rrethinën e Prizrenit se kafsha e egër po ua vriste bagëtinë.
Forcat e Sigurisë ishin në kërkim të ariut, po kishin pasur sukses në gjetjen e tij.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...