Ariu i Prizrenit i cili u bë temë mjaft e përhapur ditëve të fundit, duket se nuk po qëndron i qetë.
Telegrafi mëson se sot rreth orës 19:00 ky ari ka zbritur në fshatin Pusko në Prizren ku i ka shkaktuar dëme një banori të këtij fshati.
Sipas informatave ariu, këtij qytetari ia ka mbytur tetë dele dhe dy qengja, ndërsa edhe gjashtë dele të tjera janë të humbura, ku dyshohet se edhe ato i ka mbytur.
Ndërsa drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, para disa ditësh kishte marrë një vendim për eliminimin e ariut.
Në vendim thuhej se “në raste kur kafsha shkakton dëme të përmasave të gjëra, rrezikon jetën e njerëzve apo pronën e tyre, ajo shpallët kafshë përkohësisht dëmtuese dhe lejohet gjuajta e saj në kohë të caktuar (kafshë e cila paraqet rrezik për njerëzit dhe pasurin e qytetarëve)”.
Ndaj këtij vendimi kishin reaguar edhe përfaqësues institucionesh e shoqëria civile që sipas tyre, ariu nuk duhej të vritej.
Më poshtë keni videon e ekspertit kroat, i cili flet për ariun që bëri bujë në Kosovë. Në një intervistë ekskluzive për arbresh.info ai ka treguar nëse duhet apo jo të vritet ariu.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...