Ariu goditet nga vetura pasi hynë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

10:48 | 12 Gusht 2019
Arbresh.info

Një ari ka dalë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ duke u goditur kështu nga një veturë.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se vozitësi, shtetas i Shqipërisë dhe dy pasagjer kanë marrë lëndime, shkruan arbresh.info.

“Vozitësi mashkull shqiptar i R. Shqipërisë me veturë ka goditur ariun i cili kishte dalë në rrugë. Si pasoj e aksidentit, vozitësi dhe dy pasagjer kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e PK-së.

Në raportin e Policisë thuhet gjithashtu se me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme