Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se Republika e Shqipërisë ka në plan që të hapë një konsullatë në Preshevë.
Por ai thotë se këtë po e pengon Ivica Daçiq.
“Shqipëria pritet të hapë një konsullatë në Preshevë, por kjo po prolongohet nga Daçiqi”, thotë ai.
Tutje ai tregon se për çka kanë biseduar me ushtruesin e detyrës së ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, në takimin që kanë pasur përfaqësuesit shqiptar të Luginës me përfaqësues të politikës shqiptare në Tiranë.
“Kam qenë kritik ndaj Shqipërisë për formën dhe regjimin që ka mbajt për minoritetet shqiptare ndaj jashtë kufijve”, tregon ai.
“Më duket se ndalëgadalë kjo po ndryshon dhe Shqipëria po merr barrën që i takon. Ministri Cakaj ka marrë mbi vete këtë përgjegjësi” /Express/
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...