Google ADS

Arifi takon ambasadorin Hill: Koordinimi i ngushtë me aleatët, garancë për të ardhmen e sigurt

19:22 | 9 Gusht 2023
E.G

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka zhvilluar takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka njoftuar se me ambasadorin Hill ka folur për gjetjen e zgjedhjeve afatgjate për shqipatët, shkruan Arbresh.info.

“Sot, pata nderin të kem takimin e radhës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikun tim, Christopher Hill. Me ambasadorin Hill, vazhduam përpilimin e agjendave që fuqizojnë e sigurojnë strategji për të gjitha sfidat deri në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës së Preshevës.”, ka shkruar Hill.

Tutje, i pari i Preshevës u shpreh se koordinimi i ngushtë me aleatët tanë është garancë për të ardhmen e sigurtë.

“Për çdo zhvillim, koordinimi i ngushtë me aleatët tanë është garancë për të ardhmen e sigurtë!”, shkroi ai./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme