Në takimin e fundit në mes ekipit kosovar dhe atij serb në Bruksel, pala serbe nuk ka shprehur interesim në përmbushjen e marrëveshjes për Energjinë.
Shefi i ekipit kosovar për dialog teknik në Bruksel, Avni Arifi, ka thënë se Serbia nuk po e pranon implementimin e marrëveshjes.
“Problemi me Energji që ka ndodhë muajin e kaluar dhe që e ka prekë krejt Evropën është sepse Serbia nuk po pranon implementimin e marrëveshjes për energji konkretisht nuk po e regjistron një kompani për energji në Kosovë konform ligjeve të RKS-së edhe pse është në marrëveshje. Ata e kanë shty vazhdimisht regjistrimin dhe pa u regjistru kjo ne nuk mundemi me u anëtarësu në rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO) dhe me gjeneru të hyra nga sistemi ynë”, ka thënë Arifi për lajmi.net.
Arifi ka bërë të ditur se për t’ia lehtësuar punën Serbisë dhe BE-së kishte marrë me vete edhe agjencionin për regjistrim.
“Për me ia lehtësu Serbisë edhe BE-së punën unë e kam marre agjencionin për regjistrim me veti me vula dhe me qasje online. U thamë a doni me implementu marrëveshjen qe këtu e keni agjencionin, menjëherë e kam thirre ZRRE-në me nejt ‘stand by’ që menjëherë me ardh e me licensu. Ata dështuan në të gjitha pikat”, ka theksuar ai.
“Pra e kemi qu agjencionin në Bruksel me gjithë ZRRE por edhe Serbia edhe BE dështuan në fillimin e impementimit të marrëveshjes”, ka sqaruar Arifi.
Ndërsa për Asociacionin, Arifi ka thënë se ka qenë pjesë e agjendës por ende nuk e kanë përcaktuar modalitetin e procedimit.
“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne duhet të rrisim dialogun e brendshëm se si do të procedojmë”.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit