Arifi: Populli e pa Mustafën si u ballafaqua me lojërat e fatit – Qeveria po shqyrton ndalimin e tyre

18:02 | 30 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka reaguar pas një postimi të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, kur tha se ky vit po përfundon përfundon me një qeverisje që dështoi në fushat themelore por me një premtim të madh për kumarin dhe kumarxhinjtë.

Airif, në një postim në Facebook, ka thënë se “koncept dokumenti për lojërat e fatit që ka inicuar Ministria e Financave ka për qëllim futjen totale në kontroll të shtetit të të gjitha lojërave të fatit”.

“Meqenëse flasim për koncept dokument kjo nënkupton që kjo Qeveri po e shqyrton edhe opcionin e ndalesës së plotë por gjithçka është në fazë tepër fillestare. Për gjynah po përpiqet Isa nga LDK me gjetë diçka që ja stërshet prap shpifjet e vitit 2013 për kazino ndaj AAK-së. Fatmirësisht, populli e pa Isën si u ballafaqua me lojērat e fatit!!! Në fakt a kurrë nuk ishte Iaa Kryeministër që të përballej me lojëra fati? Dorën në zemër si mos me pas qenë kurrë”, ka shkruar Arifi.

Koha Ditore ka raportuar se në një Koncept-dokument të miratuar javën e shkuar, Qeveria i ka vajtuar bizneset e lojërave të fatit. Aty ka folur për shumë barriera që i janë vënë këtyre bizneseve dhe ka dhënë zotimin se, nëpërmjet disa ndryshimeve ligjore, të gjitha do t’i evitojë, përfshirë heqjen e akcizës dhe kufizimin për të operuar afër shkollave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme