Arifi: Opozita të bëhet pjesë e ekipit të dialogut me Serbinë

13:21 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shef i negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se do të ishte mirë që partitë parlamentar opozitare të kishin përfaqësuesit e tyre në ekipin për dialog.

Këtë deklaratë Arifi e bëri gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike lidhur me Platformën e Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Arbresh.info.

Ai ka bërë të ditur se ekipi i ri i Qeverisë Haradinaj nuk është takuar ende me ekipin serb për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit në veri, në të njëjtën ditë kur dy ekipet do të takoheshin.

“Partitë Parlamentare ta kenë nga një përfaqësues në këtë ekip të dialogut. Ne nuk kemi pasur asnjë takim me delegacionin serb ndërkaq me ndërkombëtar po. Shfrytëzoj rastin që të bëjë ftesë që edhe partitë parlamentare opozitare të kenë përfaqësim në dialog”, është shprehur Arifi.

Sipas tij, në takimin e radhës që do të mbahet më 26 shkurt nuk do të bisedohet për marrëveshje të reja./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme