Google ADS

Arifi: Nga sot Serbia përballet me të rinjtë e Preshevës

07:42 | 25 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi, në mbrëmje ka dalë për të komunikuar fitoren në zgjedhjet lokale në Preshevë.

Ai ka thënë se nga sot Serbia ka punë me të rinjtë e Preshevës dhe jo pleqtë e Preshevës.

“Do të punojmë me standarde gjermane”, ka theksuar Arifi.

“APN në këto zgjedhje çimenton, betonon që është partia më e fuqishme në krejt Luginën e Preshevës. Po hapet një kapitull i ri, të cilin po mendojmë se qytetari jonë e ka pranuar. Ne sot duhet të mendojmë edhe për humbësit. I ftojmë për paqe dhe jemi zemërgjerë. I falim ata pa asnjë mëdyshje. Të gjithë. Pa asnjë dallim. Qëllimi jonë është Presheva dhe nuk ka asnjë gjë tjetër me rëndësi. Të ecim para”, është shprehur Arifi.

Sipas tij, këto zgjedhje tregun se shpifja nuk mjafton dhe se duhet pasur program.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme