Anëtari i kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar në procesin e demarkacionit me Malin e Zi, gjë që rrjedhimisht ka penguar edhe liberlaizmin e vizave për shtetasit e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se për këtë çështje, kjo Qeveri duhet të shkojë duke kërkuar njëkohësisht edhe shkarkimin kryetarit të Komisionit qeveritar për përcaktimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi,
“Qeveria e Kosovës ka dështuar rëndë në procesin e demarkacionit me Malin e Zi. Ky dështim e ka dëmtuar edhe procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset tjera integruese. Në vend se të derdēlliset nepër Europë. Kryeministri Mustafa më mirë të shkarkoj Murat Mehën si hap i parë drejt zgjidhjes së demarkacionit. Asnjë njeri nuk mund ta amnistoj Murat Mehën nga defektet profesionale siç nuk mund të amnistohet politikisht as Isa e as Hashimi. Është i domosdoshëm krijimi i komisionit të ri shtetëror për demarkim ashtu siç është e domosdoshme një Qeveri e re e Kosovës”, shkruan Arifi në facebook.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...