Arifi: Lugina nuk duhet të ndahet

20:03 | 25 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se Lugina e Preshevës ose duhet t’i bashkohet si tërësi Kosovës ose ajo duhet të mbetet siç është.

Duke folur në një intervistë ai ka qenë kategorik kundër ndarjes së Luginës.

“Qëllimi ynë është të jemi pjesë e Republikës së Kosovës, nëse përmbushen tri kushte. E para, ne nuk dëshirojmë të na ndajnë. Lugina e Preshevës përbëhet nga Komuna e Preshevës, Bujanovcit dhe e Medvegjës. Ne nuk dëshirojmë që një komunë të mbetet në Serbi, ndërsa dy të tjera të bashkohen me Kosovën. Nuk dëshirojmë të jemi pjesë e një pazari për territore. Nëse bashkohemi, bashkohemi si tërësi, nëse qëndrojmë, qëndrojmë prapë si tërësi. Tjetra është që ne nuk dëshirojmë që ndarja të bëhet afër qyteteve tona, pranë autostradës. Të gjitha këto teori, që po fliten tash e dy vite”, ka thënë ai. “Ndërsa e treta, ne nuk dëshirojmë të marrim asnjë vendim pa mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, BE-së dhe SHBA-së. Ne e duam mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për ta gjetur zgjidhjen, ashtu siç e dëshiron Serbia”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme