Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi thotë se klasa politike në Kosovë duhet të bëjë më shumë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Ne shqiptarët në Luginë të Preshevës jemi të mbyllur, jemi të diskriminuar por plus edhe të nënçmuar në nderin tonë, në inteligjencën tonë dhe në atë të cilën na e paraqesim”, tha ai.
Thotë se neglizhencën e kanë të pritshme nga shteti serb, por befasohen nga mos përkrahja e qeverive shqiptare.
“Unë nuk e kam shumë problem Vuçiqin në atë aspekt se prej atij e pres. Nuk pres unë ndryshe nga ai. Unë e kam problem sidomos spektrin politik shqiptarë dhe kosovarë të cilët u kanë dashtë moti të intervenojnë ashtu siç ka intervenuar Vuçiqi në Kosovë te minoriteti serb”, tha Arifi në emisionin ‘Natën me Fatmir Spahiun” në RTK.
“Ne e kemi pasur një neglizhencë eklatante të spektrit politik të Shqipërisë dhe Kosovës kundrejt Preshevës”, shtoi ai.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet