Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka përsëritur edhe një herë dëshirën e qytetarëve të Luginës që të bashkohen me Kosovën. Ai gjithashtu është shprehur optimist për përfaqësimin e kësaj treve, edhe në fazën finale të dialogut.
Arifi, në një intevistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se nuk duan që të bëhen pjesë e Kosovës, me shkëmbim të territoreve.
Për bashkimin me Kosovën, Arifi ka vlerësuar gjithashtu se duhet të ketë edhe përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare.
“Kam thënë edhe atëherë, dhe kushtet e tona kanë qenë të veçanta për bashkimin e Luginës me Kosovën. Nuk ka shkëmbim territoresh, ne jemi kundër. E dyta, mos me u parcializu Lugina e Preshevës, ose mbesim të gjithë atje, ose vijmë të gjithë këtu. Dhe e treta pa përkrahjen dhe suportimin e faktorit ndërkombëtar mos të merret asnjë vendim”, ka thënë Arifi për Telegrafin.
Duke folur për mundësinë e përfshirjes në dialog, Arifi ka thënë se Lugina duhet ta ketë një përfaqësues që i di problemet e kësaj zone.
Kryetari i Preshevës gjithashtu ka thënë se me vendimin për tu bërë bashkë me Kosovën, nuk duan ta dëmtojnë këtë të fundit.
“Jam me shpresë që Lugina do të marrë pjesë në dialog, në çfarë forme ende nuk e di. Jo personalisht Shqiprimi të marrë pjesë. E rëndësishme është që ta kemi dikënd aty, pasi ne i dijmë problemet tona. Duam ta përfundojmë atë sfidën tonë shumë shekullore që të jemi pjesë e Kosovës. Por, nuk duam ta dëmtojmë Kosovën në asnjë formë”, është shprehur Arifi.
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...